Për një shendet të mirë, ja përfitimet nga mbajtja e bimëve në shtëpi

Njerëzit shpenzojnë rreth 90% të kohës së tyre në ambiente të mbyllura.

Është shumë me rëndësi që këto ambiente të jenë me ajër të pastër dhe të shëndetshme. Një nga mënyrat më të mira për ta arritur këtë është të mbani bimë në shtëpi apo edhe në zyrë, shkruan syri.net.

Bimët pastrojnë ajrin

Bimët ju lejojnë ‘të merrni frymë lehtë’ duke rritur sasinë e oksigjenit në ajër nëpërmjet fotosintezës, si dhe duke pastruar ajrin me anë të heqjes së toksinave si benzina, monoksidi i karbonit dhe formaldehid.

Ato thithin komponimet toksike,që mund të vijnë nga veshjet, mobiliet dhe lëndët djegëse, në indet e tyre dhe i lirojnë ato si nënprodukte të padëmshme.

Ju ndihmojnë të flini

Ndërsa shumica e bimëve prodhojnë oksigjen gjatë ditës nëpërmjet fotosintezës, të tjera e bëjnë këtë gjatë natës përmes një procesi të quajtur “metabolizëm i acidit crassulacean” (CAM).

Kur vendosen në dhomën tuaj të gjumit, bimët CAM rrisin nivelin e oksigjenit, gjë që përmirëson cilësinë e ajrit dhe ju ndihmon të bëni një gjumë më të mirë gjatë natës duke reduktuar potencialisht vështirësinë në frymëmarrje dhe gërhitjen.