Për një ditë 30 aksidente në Kosovë, një i vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë ka ndodhur 30 aksidente.

Si pasojë një person ka vdekur.18 aksidente janë shënuar me dëme materiale dhe 11 nga ato me të lënduar.

Gjithsej janë shqiptuar 1 mijë e 445 gjoba në trafik.Gjatë ditë së djeshme janë arrestuar 17 persona, në mbajtje janë 14, kurse në vuajtje të dënimit është dërguar një person, njofton Policia e Kosovës.