Pep Gurdiola: Racizmi është gjithandej

Trajneri i anglezëve të Manchester City, Pep Guardiola, ka deklaruar se “racizmi është gjithandej”, si një reagim pas pohimeve pas abuzimit racor të Raheem Sterling në ndeshjen e së shtunës kundër rivalëve të Chelsea, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aktualisht, policia është e përfshirë në një hetim për incidentin në të cilin u përfshi Sterling gjatë humbjes së Cityt nga Chelsea me rezultatin 2:0, në ndeshjen e cila u luajt në Stamford Bridge.

“Racizmi është gjithandej, nuk është vetëm në futboll”, tha Guardiola i cituar nga BBC.

“Duhet të luftojmë që të bëjmë një të ardhme më të mirë për të gjithë, jo vetëm në Angli, por kudo”, tha ai.

Zyrtarët e londinezëve të Chelsea thonë se mbështesin hetimin policor, për çka aktualisht kanë pezulluar nga tribunat katër persona, të cilët nuk do të mund të shikojnë ndeshjet deri në përfundimin e hetimit.

Në një kumtesë, Chelsea thotë se “nëse sjellja raciste rezulton e vërtetë, do të ketë sanksione të ashpra, përfshirë ndalesa për hyrje në tribuna”.

Guardiola komentoi edhe veprimin e klubit londinez.

“Çmoj lart atë që bëri Chelsea dhe nëse do të ndodhte në klubin tim, do të bënim të njëjtën gjë”, tha ai.