Pentagoni shqyrton kërkesën për dërgimin e 5000 trupave në Lindjen e Mesme

Departamenti amerikan i Mbrojtjes po shqyrton një kërkesë ushtarake të SHBA-së për të dërguar rreth 5000 trupa shtesë në Lindjen e Mesme mes tensioneve në rritje me Iranin, thanë të mërkurën dy zyrtarë të SHBA-së për Reuters.

Teherani dhe Uashingtoni këtë muaj po e përshkallëzojnë retorikën kundër njëri-tjetrit, pas vendimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që do të përpiqej që të ndalë eksportin e naftës nga Irani në zero dhe të rrisë praninë ushtarake të SHBA-së në përgjigje të asaj që ai tha se ishin kërcënime iraniane.

Zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se kërkesa ishte bërë nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara, por shtoi se nuk ishte e qartë nëse Pentagoni do ta miratonte kërkesën.

Pentagoni rregullisht pranon – dhe refuzon – kërkesat për burime shtesë nga komandat e luftëtarëve të SHBA në të gjithë botën.

Është e paqartë nëse ndonjë kërkesë specifike do të paraqitet përfundimisht në Shtëpinë e Bardhë. Kërkesa për 5000 trupa shtesë u raportua për herë të parë nga Reuters.

Kjo duket të jetë kërkesa më e fundit për burime shtesë përballë asaj që zyrtarët e SHBA-së kanë thënë se janë kërcënime të besueshme nga Irani kundër forcave amerikane dhe interesave amerikane në Lindjen e Mesme.