Pensionet dhe ndihmat sociale dalin para Bajramit

Pensionet dhe ndihmat sociale dalin para Bajramit

Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se ka bërë sot ekzekutimin e pagesave për muajin gusht të skemave sociale dhe pensioneve.

Për nder të festës së Bajramit të Vogël – Kurban Bajrami, ekzekutimi i pagesave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt.

Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës i ka uruar festën e Bajramit të Vogël- Kurban Bajramin duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi dhe gjithë të mirat. Festa e Kurban Bajramit festohet të martën në Kosovë.