PD dhe LSI protestë para Kuvendit

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbajën të hënën një protestë para Kuvendit.

Mësohet se vendimi do të merret sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Protesta para Parlamentit do të mbahet në momentin kur do të zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm.

Opozita më herët nuk është bërë pjesë e procesit, duke e quajtur antikushtetues./tch