Pasi humbi vendin e punës – vret pesë ish kolegë në SHBA

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri që ndodhi në një fabrikë me lokacion në Aurora të Shteteve të Bashkuara.

Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se ka qenë 45 vjeçari Gary Martin, ai i cili kreu sulmin pasi që kishte humbur vendin e tij të punës.

Policia nuk ka informata se pse personi në fjalë është shkarkuar nga puna, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Dëshmitarët kanë rrëfyer se Martin ka vrapuar përmes fabrikës dukë i qëlluar ish bashkëpunëtorët e tij me armë zjarri.