Pasi fitoi zgjedhjet, Zelenski niset për pushime në Turqi

Komiku Vladimir Zelenskiy, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, do të udhëtojë në Turqi për pushime pas trumfit zgjedhor, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kemi rënë dakord të jemi transparentë. Ja kështu. Po fluturojmë për në Turqi. Po i dërgoj fëmijët në festivalin vjetor zbavitës”, tha Zelenskiy në një deklaratë në median sociale.

Ai tha se ky është pushimi i parë për të pas një periudhe katërmujore dhe shtoi se do të kthehet në Ukrainë pas dy ditësh.

Ndryshe, Zelenskiy arriti të sigurojë 73,22 për qind të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale përballë presidentit aktual Petro Poroshenko, i cili mori 24,45 për qind.