Pas zjarrit dhe përmbytjeve, tashmë australianët duhet t’ju ruhen edhe merimangave

Pas zjarreve ekstreme, përmbytjeve dhe breshërit, Australia tashmë duhet t’ju ruhet edhe merimangave. Ekspertët po paralajmërojnë njerëzit që të kënë kujdes nga merimangat vdekjeprurëse për shkak të “kushteve të përsosura” të ambientit për shumimin e arachnid-eve.

Merimangat përbëjnë më tepër rrezik për vendasit në rajonet pyjore me lagështi të Australisë lindore. Ky rajon është habitat për disa lloje të kësaj specie, të cilat janë të njohura për helmin e tyre shumë toksik dhe me veprim të shpejtë, shkruan shqiptarja.

Zjarret në Australi, aeroplani zjarrfikës përplaset gjatë një ndërhyrje, tre viktima nga ekuipazhi

Ditën e djeshme, Parku Australian i Reptileve me qendër në Somersby- New South Wales- tha se aktiviteti i merimangës funnel-web ishte rritur ditët e fundit.

“Për shkak të shiut të fundit dhe ditëve të nxehta që ne po kalojmë tani, merimangat do të fillojnë të lëvizin,” tha zëdhënësi i parkut Daniel Rumsey në një video të postuar në rrjetet sociale.

“Merimanga australiane funnel-web është një nga llojet e merimangave më të rrezikshme në planet dhe se kafshimi i njerëzve prej saj duhet trajtuar shumë seriozisht.”

Pas zjarreve disamujore të cilat autoritetet nuk arritën t’i marrin nën kontroll, Australia javën e kaluar dhe këtë javë u përball me stuhi pluhuri, breshër dhe reshje të fuqishme. Stuhia e pluhurit goditi qytezat Dubbo, Broken Hill, Nyngan dhe Parkes, ndërsa Kanberra dhe Melburni u përballën me breshër. Ndërkaq, Brisbane dhe Queensland iu dorëzuan stuhisë së pluhurit.

Shirat e fundit kanë krijuar ambientin e duhur për to dhe tashmë ato mund të shkojnë në shtëpitë e njerëzve në tokë ose nga çatia. Merimanga australiane funnel-web, ose ndryshe “hinkë”, normalisht është aktive gjatë verës, por mbërriti më vonë se zakonisht këtë herë për shkak të motit “shumë i thatë” gjatë muajve të fundit. Helmi i tyre është mjaft toksik dhe vdekjeprurës, aq saqë mund të shkaktoj vdekjen e një personi në 10 minuta.