Pas vendosjes së taksës, importi i mallrave nga Serbia dhe Bosnja ka rënë për 50%

Dogana e Kosovës, sipas tij, është duke e zbatuar plotësisht vendimin e Qeverisë për prodhimet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka thënë se pas vendosjes së taksës prej 10 për qind për produktet të cilat importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, eksportet nga këto dy vende janë për 50 për qind më pak.Dogana e Kosovës, sipas tij, është duke e zbatuar plotësisht vendimin e Qeverisë për prodhimet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Nëse i marrim disa të dhëna para dhe pas hyrjes në fuqi të vendimit, ka 3 milionë euro më pak import nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, apo nëse e marrim në total atëherë kemi rreth 50 për qind më pak import të mallrave për këto gjashtë ditë sa ka hyrë vendimi në fuqi”, tha drejtori Berisha.

Për një javë me taksë shtesë prej 10 për qind, në arkën e shtetit janë grumbulluar 300 mijë euro më shumë.“Në aspektin financiar sesa ka ndikuar taksa mbrojtëse, deri në këto momente është rreth 300 mijë euro për produktet që janë importuar me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”, tha ai.Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, gjatë intervistës në studion e Telegrafi.com.

Berisha ka shtuar se raporti import-eksport me Serbinë është dukshëm i madh.“Eksportet nga Kosova janë minimale krahasuar me Serbinë. Nëse e marrin vitin 2017 kur eksportet nga Serbia ishin më të larta në shumë 449 milionë euro, Kosova ka eksportuar mbi 40 milionë në Serbi, këtë vit deri më tani kemi vetëm 27 milionë euro eksport. Raporti import-eksport me Serbinë është dukshëm i madh”, u shpreh Berisha.

Ai ka folur edhe për të hyrat e Doganës, ndikimin në të hyra nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe importet e veturave të vjetra.Drejtori i përgjithshëm Doganës, Bahri Berisha ka thënë se sikur çdo vend edhe Kosova sfidohet me kontrabandë të mallrave kryesisht produktet që kanë akcizë të madhe.