Pas tërmetit, Thaçi i ofron ndihmë të pakursyer Shqipërisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se është shqetësuar pas ka dëgjuar për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se i ka ofruar ndihmë për tejkalim të situatës dy krerëve shqiptarë, përcjell lajmi.net.

Po ashtu, ai ka thënë se ka kërkuar që FSK të jetë në gjendje gatishmërie.

Postimi i plotë:

Me shqetësim mora lajmin për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri. Në biseda telefonike me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ju shpreha solidaritetin e shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe ua ofrova ndihmën tonë të pakursyer për tejkalimin e situatës. Kam kërkuar po ashtu nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, që FSK të jetë në gjendje gatishmërie. Të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë.

SHPËRNDAJE