Pas protestave popullore, presidenti algjerian heq dorë nga rikandidimi

Pas protestave mbarëpopullore dhe kundërshtimit të më shumë se një mijë gjyqtarëve, presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika nuk do të kandidojë për një mandat të pestë, siç kishte paralajmëruar më parë. Lajmin e bën të ditur agjencia shtetërore e shtypit algjerian, duke shtuar se zgjedhjet e parashikuara më 19 prill do të shtyhen.

Bouteflika është 82 vjeç dhe drejton vendin prej vitit 1999. Por ai nuk shihet më në publik prej vitit 2013, pasi u paralizua nga një goditje cerebrale që i hoqi mundësinë e të folurit. Pavarësisht kësaj, vendosi të kandidonte sërish për të mbajtur pushtetin, gjë që nxiti protestat në gjithë Algjerinë.

Duket Bouteflika e mori vendimin pasi 1000 gjyqtarë deklaruan publikisht se ishin kundër një kandidimi të pestë dhe se do të refuzonin të monitoronin zgjedhjet presidenciale.

Algjeria është ndër vendet më të fuqishme të Afrikës, me Prodhimin e Brendshëm Bruto prej 690 miliardë dollarë dhe një popullsi që i kalon 42 milionë banorë./