Pas Prishtinës, Vetëvendosje dhe AKR arrijnë marrëveshje për balotazh edhe në Mitrovicë

AKR-ja ka arritur marrëveshje për koalicion me Vetëvendosjen në Mitrovicë për balotazhin e 19 nëntorit.

Marrëveshjen do ta nënshkruajnë kryetari i degës së AKR-së në Mitrovicë, Agim Bahtiri që është edhe kandidat për kryetar dhe ai i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faruk Mujka.

Marrëveshja do të nënshkruhet sot në ora 16:00.

Por ky nuk është koalicioni i vetëm mes AKR-së e Vetëvendosjes që u zyrtarizua gjatë ditës së sotme.

Lëvizja Vetëvendosje dhe AKR kanë arritur koalicion edhe në komunën e Prishtinës.

Kandidati për kryeqytetin nga radhët e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, dhe ish-kandidati, Selim Pacolli prezantuan bashkëpunimin e tyre sot në një konferencë për media.

Ahmeti tha se synojnë që ta ndërtojnë shumicën me partitë me të cilat kanë qenë në bashkëpunim më parë.