Pas Prishtinës, testi i maturës 2019 shpërndahet online edhe nga maturantët e Ferizajt dhe Gjilanit

Është duke u shpërndarë më të madhe testi i maturës 2019. Maturantët e rajonit të Ferizajt dhe ata të Gjilanit janë duke shkëmbyer pyetjet, përgjigjet e pjesës së parë të këtij testi, në grupe të ndryshme në Facebook.

Maturantët janë duke kërkuar ndihmë njëri nga tjetri për përgjigjet e pyetjeve të cilat nuk i dinë, transmeton Telegrafi.

Sikur edhe herëve të tjera, maturantët kosovarë gjejnë mënyra të ndryshme për të kopjuar në mënyrë që të kalojnë këtë test të arritshmërisë.

Theksojmë se edhe gjatë ditës së djeshme, maturantët e rajonit të Prishtinës kanë arritur që të kopjojnë dhe të komunikojnë mes vete, testi është shpërndarë në rrjetet sociale si Facebook dhe Viber.

Ministria e Arsimit ka paralajmëruar masa ndëshkimi për të gjithë maturantët dhe administratorët e testit nëse zihen duke kopjuar ose shkelur rregulloren.

Ndërkohë që nuk ka arritur të realizohet ideja për të vendosur zhurmues të valëve të telefonit.

MASHT-i mohon që testi i maturës u shpërnda online, nuk arriti të vendosë zhurmuesin e valëve

MASHT-i mohon që testi i maturës u shpërnda online, nuk arriti të vendosë zhurmuesin e valëve

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës, Fehmi Hysenaj ka thënë për Telegrafin se nuk kanë mundur që t’i ndalin valët nëpër telefona, për shkak të procedurave të Bankës Botërore./Telegrafi/