Pas Neymar, Cavani përplaset edhe me Suarez (VIDEO)

Edinson Cavani është përplasur verbalisht me bashkëlojtarin e tij tek Uruguai, Luis Suarez, në përballjen me Bolivinë.

Asi i Paris Saint-Germain kohë më parë ka pasur mosmarrëveshje me bashkëlojtarin tek parisienët, brazilianin Neymar.

Përderisa herën e parë konflikti kishte lindur për një penalti, tani Cavani ka kritikuar bashkëlojtarin tek kombëtarja për topa të humbur.

Nervozizmin mes tyre e tregoi më së miri fakti se Cavani nuk festoi me Suarezin kur ky i fundit shënoi për Uruguain.

https://www.youtube.com/watch?v=0Z_zqzEubRY