Pas ndarjes nga Spanja, Messi dëshiron të luajë në këtë ligë

Lionel Messi do të dëshironte që Barcelona të luaj në Premierligë, nëse La Liga vendos ta largojë.

Këtë e ka raportuar Daily Star duke marrë për bazë disa deklarata të shokëve që i qëndrojnë afër yllit argjentinas.

Megjithatë, Messi më përpara do të preferonte qëndrim në La Liga, mirëpo nëse kjo nuk qëndron atëherë Premierliga është zgjidhja e parë.

Krijimi i një lige në Kataloni do të ishte e pa konkurentë dhe do t’i ulte shumë të ardhurat e klubit.