Pas lëndimit që pësoi me Fenerbahçen, Muriqi merr zyrtarisht këtë vendim për Kosovën

Kosova do të luajë javën e ardhshme dy ndeshjet “jetike” për kualifikimin në Euro 2020.

Vedat Muriqi kishte pësuar një lëndim në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Kasimpasas.

Pas ndeshjes, vet lojtari kishte thënë se i nevojitet kohë për të pushuar.

Ndërsa sot Muharrem Sahiti tha për Supersport se Muriqi do të vij për ta ndihmuar Kosovën në këto ndeshjet e rëndësishme.

“Kam biseduar sot dy herë me Vedatin, ka thënë që do të vijë. Edhe pse ka pak dhimbje, por besoj që nuk do të jetë problem” – tha Sahiti.

SHPËRNDAJE