Pas konstituimit të Kuvendit, Thaçi: Të krijohen sa me shpejt institucionet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“I uroj të gjithë deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke iu dëshiruar punë të mbarë në detyrat e tyre”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se Kosovën po e presin sfida të shumta që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar, transmeton lajmi.net.

“Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara, që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar, prandaj të gjithë të zgjedhurit e popullit duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar presidenti në Facebook