Pas humbjes së Barcelonës, përplasen Suarez dhe Pique

Barcelona u demolua mbrëmë nga Real Betisi në ‘Camp Nou’.

Barcelona humbi 4 me 3 në shtëpi nga Real Betisi, ndërsa kishte një përplasje mes lojtarëve pas ndeshjes.

Luis Suarez dhe Gerard Pique, kishin një konfrontim në mesin e fushës, përcjell “lajmi.net”.

Sipas medieve në ishull, sulmuesi uruguaian ia bëri spanjollit “Mos u tall me mua për shkak të një pasimi të gabuar”.

Pique i kishte kthyer “Po të thoshe “i imi” do të ishte në rregull, por unë nuk e dëgjova atë”