Pas fitimit të trofeut të Ligës së Kampionëve, mësohet edhe shifra e madhe e parave që Liverpooli ka fituar

Liverpooli ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/19, por jo vetëm kaq pasi është pasuruar edhe në aspektin financiar.

Reds kanë mposhtur Tottenham Hotspur me rezultat 2-0 në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Wanda Metropolitano

Klubi nga Anfield këtë fitore e mori në saje të golit të Mohamed Salah në minutën e dytë dhe të Divock Origit në minutën e 88-të.

Fitorja e Liverpoolit do të sigurojë gjithashtu një rritje të konsiderueshme për arkat e klubit anglez për shkak të shumës së madhe të parave që ofrohen nga Liga e Kampionëve.

Skuadra e Jurgen Klopp do të fitojë rreth 17 milionë euro si fitues i trofeut, duke ia shtuar këtë shifër atyre që tashmë kanë marrë gjatë rrjedhës së garës.

Liverpool, përveç trofeut të Ligës së Kampionëve përfitoi shumë edhe financiarisht (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Reds thuhet se në total do të marrin rreth 66 milionë funte apo rreth 75 milionë euro nga ky sezon vetëm nga shifra që ndan Liga e Kampionëve.

Liga e Kampionëve ndan një fond prej 1.95 miliardë eurosh për të gjitha skuadrat. Faza e grupeve vlerësohet rreth 15 milionë për çdo skuadër, me bonuse tjera të paguara, edhe për çdo ndeshje që fitohet ose humbet.

Një tjetër shumë prej 9.25 milionë eurosh i jepet skuadrave që arrijnë fazën e 1/16-tës, 10.15 milionë euro arritja në çerekfinale dhe 11.6 milionë arritja në gjysmëfinale.

Liverpooli dhe Tottenhami gjithash fituan nga 14.55 milionë euro për arritjen në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Të dy klubet angleze duhet të jenë të kënaqura me përfitimet (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Ky total nuk përfshin ndarjen e 260 milionë funtesh nga të ardhurat prej drejtave televizive, pasi kjo varet edhe nga renditja e tyre 10-vjeçare nga performanca.

Sipas mediave angleze, Liverpooli dhe Tottenhami do të fitojnë nga 31 milionë funte apo 35 milionë euro nga të ardhurat e të drejtave televizive pas arritjes në finale.

Kjo do të thotë që gjigantët nga Anfield arrijnë tek një total përfitimesh prej rreth 97.5 milionë funte apo 110 milionë euro nga fitimi i gjithë garës këtë sezon.

Tifozët e Tottenhamit nuk duhet të dëshpërohen shumë, pasi shuma totale e tyre e fitimeve të tyre vetëm rreth 1 milion funte më pak se rivalët e tyre të Ligës Premier.

SHPËRNDAJE