Pas barazimit Reali e merr një lajm katastrofal

Real Madrid ka marrë një tjetër lajm pas barazimit 1:1 me Levanten, në kuadër të La Ligas në Santiago Bernabeu.

Kjo pasi Karim Benzema ka pësuar një lëndim në këtë takim, ku u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 28’.

Pas testeve të kryera në Spitalin Universitar Sanitas La Moraleja, del se francezi ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë të njohur si “semimembranosus”.

Sipas të përditshmes spanjolle, AS, Benzema do të jetë jashtë fushave të gjelbra për 4 deri në 6 javë.