Pas 29 vitesh një anglez debuton për Barcelonën

Ish-talenti i Arsenal, Marcus McGuane është bërë anglezi i parë që luan për Barcelonën, që pas Gary Lineker, kur ai u aktivizua në Superkupën e Katalonisë kundër Espanyol.

McGuane, 19 vjeç, bëri një transferim të habitshëm gjatë janarit kur kaluar nga “Emirates Stadium” në “Camp Nou” dhe ka lënë një përshtypje shumë të mirë gjatë ditëve të para në Spanjë.

Në këtë mënyrë, Ernseto Valverde e shpërbleu duke i dhënë mundësinë të luante në 15 minutat e fundit të ndeshjes së sotme. Trofeu u fitua nga Barcelona me penallti.

Në momentin që McGuane do të debutojë me kryesuesit e La Liga do të bëhet anglezi i parë që luan për katalanasit, që pas Gary Lineker.

McGuane është një mesfushor dinamik, që ka luajtur vetëm një ndeshje zyrtare me “topçinjtë” në Europa League.