Pas 25 vitesh Markizio i jep lamtumirën “Juventusit”

ATSH-ANSA/ – Përfundon historia e gjatë mes Klaudio Markizios dhe ekipit të “Juventusit”.

Pas 25 vitesh të kaluara si pjesë e ekipit bardhezi dhe njëkohësisht një nga lojtarët kyç pas eksodit në këtë ekip, “Princi” dhe “Zonja e Vjetër” janë ndarë.

Ishte pikërisht ekipi torinez që bëri të ditur lajmin, duke falenderuar Markizion për kontributin e dhënë në këtë ekip.

“Mbyllet sot historia e Klaudio Markizios me ‘Juventusin’ pas ndërprerjes konsensuale të kontratës”, thuhet në deklaratën e “Juventus”.

Mendohet se ish-mesfushori i “Juventusit” nuk do të jetë më pjesë as e Serisë A, pasi pritet që të largohet në një kampionat tjetër.