Pas 15 vitesh në koma jep shenja jete

Një burrë 35 vjeçar, i cili kishte qenë në gjendje kome për 15 vjet pas një aksidenti me makinë, ka treguar shenja jete. Kjo pasi neurokirurgët injektun stimulues nervash në gjoksin e tij.

Ngjarja raportohet te kete ndodhur ne France, dhe personi i rënë në koma ka nisur të lëvizë kokën, të hapë dhe të mbyllë sytë kur dikush i afrohet para fytyrës.

Këto shenja i kanë sjellë impulset e dobëta elektrike, të cilat i lëshohen përmes “nervus vagus”, një nga 12 çiftet e nervave të trurit.

Ky nerv luan rol edhe te zgjimi, rregullimi i stresit dhe disa studime kanë treguar se është i dobishëm edhe te njerëzit me epilepsi dhe depresion.