Partia e Drejtësisë del kundër Ferid Aganit: Jemi kundër demarkacionit

Në një e-mail të shpërndarë në adresë të medieve, thuhet se Partia e Drejtësisë, përkatësisht, shumica e anëtarëve të Kryesisë të prirë nga nënkryetarë të Partisë, sekretari i përgjithshëm, koordinatori politik për degë, shumica dërmuese e anëtarëve të Këshillit Drejtues si dhe 17 degë të Partisë, prej 24 sa janë, mbështetë fuqishëm, qëndrimin e deputetes së Partisë së Drejtësisë, njëherit, nënkryetares së Partisë, Labinotë Demi-Murtezi, për votimin kundër të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionit e kufirit mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi.

“Partia e Drejtësisë e konsideron qëndrimin e deputetes Demi-Murtezi, si qëndrim parimor, korrekt dhe në pajtim me interesat shtetërore dhe politike të vendit tonë. Këtë qëndrim PD e mbështetë në opinionet profesionale e shkencore të ekspertëve të saj dhe ekspertëve të tjerë profesional dhe apolitik që kanë dhënë përkitazi me shënjimin e vijës kufitare mes dy shteteve respektove”.

“Partia e Drejtësisë në të njëjtën kohë, ju bënë apel anëtarësisë së saj, strukturave politike dhe udhëheqëse të PD-së, që çdo qëndrim tjetër i Partisë, përveç këtij qëndrimi është qëndrim individual apo grupor por jo zyrtar. Qëndrimet e dala në adresë të PD-së, pro dhe kundër demarkacionit kanë ardhur si rezultat i presionin të pa drejtë politik nga strukura të ndryshme institucionale dhe politike brenda Partisë e që nuk ja arritën ta luhatin nga ky qëndrim parimor as deputeten Demi-Murtezi e as strukturat politike të PD-së, përveç një grupi të vogël të kryesisë së partisë të prirë nga z. Agani”.

“Partia e Drejtësisë, ju bënë thirrje institucioneve të vendit që të tregojnë pjekuri politike dhe për interesa të veta mos ta viktimizojnë raportin e mirë miqësor që ka Kosova me shtetet mike. Asnjë shtet mik i Kosovës, nuk ja don të keqen vendit tonë, madje janë shumë të vendosura që të keqen më të madhe që ka kapluar vendin tonë ta luftojnë me çdo kush, e që është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje qytetarëve të vendit që të ruajnë qetësin politike dhe mos të bien pre e askujt duke rrezikuar sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve të vendit tonë”, thuhet në deklaratën e PD-së.