Parlamenti do të marrë në pyetje robotin

Parlamenti britanik do të marrë në pyetje për herë të parë një robot. Qëllimi është që të kuptohet se çfarë roli do të kenë robotët në tregun e ardhshëm të punës në Mbretërinë e Bashkuar.

Quhet Pepper, është në robot dhe do të jetë i pari i llojit të tij që do të dëshmojë para parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar. Arsyeja është revolucioni i katërt i të cilit Pepper është një prej protagonistëve. Komisioni parlamentar do ta pyesë për rolin që do të kenë automatizimi dhe robotika në tregun e ardhshëm të punës.

Prania e Pepper në parlament do të jetë në fakt një mënyrë për të bërë më konkrete situatën. Roboti nuk ka një inteligjencë artificial të aftë për të argumentuar apo përpunuar mendime komplekse. Por ai mund të recitojë fraza paraprake që i janë vendosur nga jashtë.

Për këtë arsye, dhe pse emri i tij është në të njëjtën listë me të ftuar të tjerë si profesorë të rëndësishëm dhe akademikë, Pepper do i përgjigjet pyetjeve të përgatitura më parë. Në takim ai do të shoqërohet nga pronarët e tij, kërkuesit e Universitetin e Midëllseks të Londrës, të cilët janë dhe autorë të përgjigjes së tij.

Roboti i prodhuar nga japonezi “SoftBank”, normalisht pret klientët e qendrave tregtare në hotel dhe u jep udhëzime udhëtarëve në aeroport. Por kjo do të jetë hera e tij e parë në parlament. Ky vendim ka arritur objektivin e tij, të vërë në dukje faktin se shumë shpejt do të duhet të përballemi me robotë gjithnjë e më inteligjentë. Dhe të paktën në Mbretërinë e Bashkuar, edhe politika e ka kuptuar./abcnews.al