Parlamenti britanik refuzon marrëveshjen Brexit për herë të tretë

Parlamenti i Britanisë së Madhe refuzoi për herë të tretë marrëveshjen Brexit të arritur me Bashkimin Evropian (BE) dhe caktoi 12 prillin si datë për largimin përfundimtar nga Unioni, raporton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshja u refuzua nga 334 ligjvënës, kundrejt 286 votave në favor të saj.

Pas një marrëveshjeje të arritur me BE-në, largimi i Britanisë nga blloku ishte shtyrë për më 12 prill.

Marrëveshja e dakorduar nga kryeministrja Theresa May më herët është refuzuar nga deputetët më 15 janar dhe 12 mars.