Parlamenti britanik në seancë të rrallë për votimin jetik të Brexit-it

Plan i Brexit-it të kryeministrit të Britanisë Boris Johnson po përballet me atë që pritet të jetë një votim jashtëzakonisht i ngushtë, ndërsa Parlamenti i Britanisë po përgatitet për seancën e tij të parë të mbajtur ditën e shtunë që nga lufta për Ishujt Falkland në vitin 1982, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në këtë seancë do të diskutohet rreth planit të ri të largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian (BE), i arritur midis qeverisë britanike dhe 27 vendeve të anëtare të BE-së në samitin e së enjtes.

Johnson shpreson për arritjen e mbështetjes së Parlamentit për marrëveshjen e re, pasi paraardhësja e tij, Theresa May, dështoi tri herë për të marrë votat e ligjvënësve në mbështetje të planit të saj.

Johnson nuk ka shumicë parlamentare, por shpreson të fitojë mbështejen e disa ligjvënësve të opozitës nga Partia Laburiste.

Ai për gazetën The Sun tha se votimi i planit do t’i jepte fund “kapitullit të dhimbshëm të historisë sonë”.