Parashikimi i motit për sot

Fushat me presion të lartë atmosferik pritet të vazhdojnë të mbesin mbi rajonin tonë edhe gjatë ditës së sotme.

Në këto kushte, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin nga 0 -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 6-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja.