Parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti në pesë ditët e ardhshme do të jetë i nxehtë, me temperatura që kalojnë mbi 20 gradë Celcius.

IHK thekson se një situatë stabile e motit do të vazhdoj deri ditën e premte , ku më tej do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat pasdite vende-vende mund të sjellin riga shiu të karakterit lokal.

Shtypja atmosferike do t’i mbajë vlerat e normales.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi maksimale deri 5m/s”.