Parashikimi i motit pë sot

Sot pritet të mbretërojë mot kryesisht me diell, ndërsa në pjesën jugore të Kosovës do të ketë edhe vranësira që do të sjellin reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

Parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri në 7m/sec, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.