Paralajmëron Thaçi: Nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor, largohem përgjithmonë nga politika

Kosovo's President Hashim Thaci speaks to reporters during an exclusive interview with AFP in Berlin on April 30, 2019, after the the West Balkans conference. - German Chancellor Angela Merkel and French President Emmanuel Macron hosted the Western Balkans leaders and EU members Croatia and Slovenia hoping to reboot a dialogue between bitter foes Serbia and Kosovo over one of the Balkans' thorniest disputes. (Photo by John MACDOUGALL / AFP)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se shqetësimi i tij më i vogël është se si do ta përfundojë karrierën e tij politike.

“Në parti nuk do të kthehem. As në Partinë Demokratike e as në ndonjë parti tjetër. Nuk do të kthehem në parlament si deputetë. Nuk pretendoj për të rikandiduar për kryeministër apo për të udhëhequr ndonjë mandat të Qeverisë së Kosovës”.I pari i vendit është lavdëruar për mënyrat se si është zgjedhur kryeministër, duke kritikuar kryeministrat tjerë të pasluftës.

“Mendoj se kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës gjatë periudhës së luftës edhe pas, por edhe me dy mandate legjitime prej qytetarëve të Kosovës jam i vetmi kryeministër i Kosovës që kam udhëhequr me mandat të plotë të fituar nga qytetarët. Gjithë të tjerët kanë qenë të emëruar apo në kombinatorika të ndryshme politike”, ka thënë Thaçi emisionin “Personale”.

Thaçi ka thënë se i është mirënjohës spektrit politikë që e ka votuar për President të Kosovës dhe se ai do të vazhdojë të jetë faktor unifikues pa dallime.Ai ka dhënë edhe parashikimin për ta ardhmen e tij politike për mundësinë nëse do të kandidojë përsëri për president.

“Nëse ndodhin ndryshime kushtetuese dhe mandati i ardhshëm i presidentit vendoset nga vota e drejtpërdrejtë e qytetarëve do të rikandidojë dhe jam i bindur se do të fitojë, ndërsa nëse mbetet sistemi i njëjtë, nuk do t’i lejojë vetes për shkak të parimeve dhe etikës të jem pjesë e ndonjë kalkulimi apo rizgjedhjeje të kulvareve politike të Prishtinës”.

“…Pra nëse mbahen zgjedhjet presidenciale me votë të drejtpërdrejtë nga populli do të kandidoj dhe të zgjedhem edhe një mandat, nëse jo, do t’i them lamtumirë politikës përgjithmonë”, tha ndër të tjera Hashim Thaçi.

SHPËRNDAJE