Paralajmërimi i Albin Kurti: Nuk ka shkëmbim territoresh pa luftë

Pristina, 29.09.2017. - Skup pod nazivom "Kraj dijaloga: Sta Kosovo moze ocekivati od ovog procesa", odrzan je danas u Pristini. Na skupu su govorili: David L. Philips iz Instituta za studije ljudskih prava Univerziteta u Kolumbiji, Aljbin Kurti iz Pokreta Samoopredeljenje (na fotografiji), novinar i analiticar Bosko Jaksic, osnivac medijske kuce Koha Veton Suroi i medijator skupa Agron Bajrami. Organizator skupa, Kosovska fondacija za otvoreno drustvo, navela je da je cilj danasnjih diskusija Foruma 2015. da prikaze moguce buduce scenarije ovog spornog dijaloga, doticuci vazne aspekte koje odredjuju uspeh ili neuspeh ovog procesa. (BETAPHOTO/ARMENIJA ZAJMI BESEVIC/DS)

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Abin Kurti, ka folur sërish rreth idesë për shkëmbim të territoreve.

Kandidati për kryeministër ka hedhur poshtë idenë e shkëmbimit të territoreve, duke shtuar se, prapa saj qëndron ideja e presidentit serb Aleksandër Vuçiq për të ndarë Kosovën dhe pastaj, siç tha si, përmes demarkimit të kufirit me kroatët, të ndajë Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe  e gjithë kjo i shkon përshtati Rusisë”.

Kurti në një intervistë për “Pobjeda” të Podgoricës, paralajmëroi se një konflikt i ri mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të mund të lokalizohej.

“Pas dy grusht shteteve të dështuara, të Rusisë,  në Mal të Zi dhe Maqedoninë Veriore, të kthehet nëpër dyer të  mëdha  tani përmes një konflikti të ri të armatosur midis Kosovës dhe Serbisë.  Është e qartë se ky konflikt i ri i mundshëm nuk do të mund të lokalizohej. Sidomos kur, kundër Serbisë, shqiptarët veprojnë si një komb, jo vetëm si një shtet i brishtë i Kosovës”, ka thënë Kurti.

Tutje Kurti ka thënë se nuk ka shkëmbim territori pa gjakderdhje, duke shtuar se gjithmonë do të ketë shqiptarë dhe serbë në të dy anët e kufirit,

“Për më tepër, nëse realizohet ideja e Vuçiqit për korrigjimin e kufirit etnik,  fitoni një problem të hapur dhe serioz në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pse? Sepse ideja e korrigjimit është një term racist, i cili në mënyrë të pashmangshme na çon në konflikte të reja etnike. Nuk ka  shkëmbim territori pa gjakderdhje! Gjithmonë do të ketë shqiptarë dhe serbë në të dy anët e kufirit. Prandaj, pranimi i demarkacionit po, por jo shkëmbimi i territorit”, tha ai.

Duke folur për dialogun me Serbinë, Kurti tha se aktualisht nuk ka nevojë të përshpejtohen negociatat në mes të Beogradit dhe Prishtinës, duke shtuar se ai vetë të drejtojë ekipin negociator të Kosovës, si kryeministër, ku  do të përfshihen edhe anëtarët e qeverisë, opozitën dhe ekspertë të pavarur.

“Serbia i ka borxh Kosovës për agresion dhe okupim, na ka borxh kompensimin e dëmeve të luftës, fondin pensionial dhe kursimet e qytetarëve në banka, të cilat i morën. Ata kurrë nuk i kthyen artefaktet e trashëgimisë tonë kulturore, kurrë nuk i dorëzuan të dyshuarit për krime lufte. Pra, le të fillojmë me kërkesat tona, e të shohim se çfarë Serbia do të na ofrojë “, deklaroi tutje Kurti. 

SHPËRNDAJE