Paradë “Krenarie”, ylberi pa ngjyra

B. K. Miniri

Im bir: “Mami, a janë këto dy burra populli i Lutit a.s ?“
Unë: “Jo Mami, nuk janë populli i Lutit a.s. por janë Si populli i Lutit a.s.”
Kjo ishte një pyetje që djali im 7 vjeçar më bëri këtë pranverë, teksa ecnim nëpër qendrën tregtare këtu në New Jersey, ndërsa dy të rinj rreth moshës 30 vjeçare ecnin para nesh dorë për dore me një vetbesim dhe krenari të paparë..
Do thoni ju, po si e diti djali juaj se populli i Lutit a.s. ishte ashtu siç ne e dijmë?

Fare thjesht, teksa lexojmë me tim bir për profetët dhe hallet që çdo Profet ka kaluar, kur i erdh rradha Profetit Lut a.s. dhe popullit të tij, unë ia shpjegova thjesht edhe drejtpërdrejtë,thënë ndryshe troç, duke i thënë se ata janë njerëz meshkuj të cilët kalojnë kohë në haram me njëri – tjetrin duke kundërshtuar ligjet e Krijuesit të tyre. E kur im bir e pa këtë skenë në pazar, qendër tregtare apo mall siç i themi ne në anglisht, m’u bë qejfi që ai qe në gjendje të dallojë me aftësitë e tij se çfarë ishin ata dy djem të rinj…

Si një prind që jam, mendoj se sot ka ardhur koha për t’i “ bombarduar“ femijet tanë me informacione, jo për t’i lodhur ato por për pregaditur të vetbrohen.
Do thoni ju, pse e stërhollove muhabetin e na trego ku don të dalësh?
Ditën e diel, me dt. 30 Qershor 2019, në Manhattan, N.Y.C., gjysëm ore me makinë larg shtëpisë sime u mbajt parada e LGBT-së, më e madhja në glob.

Në Manhattan kanë me javë të tëra që pregaditen për këtë ngjarje dhe të gjitha kanalet televizive nuk kanë pushuar së rreklamuari për këtë event përfshirë edhe radion. Është një torturë psikike!!!
E ndërsa në New Jersey ku jetoj, tek – tuk, shumë rrallë sheh shtëpia të cilat kanë të varur flamurin me ngjyrat e ylberit, simbol i LGBT- së , në shenjë solidarizimi.

Të gjitha bankat në Manhattan kanë zbukuruar ambientet e tyre me kësi flamunjsh dhe personeli punonjës është i detyruar të dalë për solidarizim këtë ditë, edhe pse ditë pushimi, ose në të kundërt humbet vendi i punës.
Punonjësit e palestrave më në emër në NYC janë të detyruar të dalin në këtë paradë gjithashtu. Kjo më kujton kur isha fëmijë, paradat me detyrim që organizoheshin per 5 Maj në kohën e Xhaxhit Enver.
Dhe më ironikja është se ti nuk guxon të flasësh kundër kësaj parade pasi është e drejta e tyre.

Më bën të mendoj se kjo nuk është thjesht një paradë për të drejtat e njeriut dhe kaq, por është një “dorë e zezë” që e rrotullon popullsinë e sidomos rininë në këtë drejtim.

Ndoshta, toka nuk ka mbajtur mbi të kaq shumë njerëz dhe ka arritur kulmin e mbipopullimit te saj, e kjo mënyrë e të bërit të njerëzve gay dhe lesbikë është një mënyrë më natyrale dhe me më pak shpenzime për fashitjen e numrit të popullsisë në glob, pasi me luftrat po lodhen dhe po shpenzojnë shumë kohë dhe para.
Ky lloj shkatërrimi është më i leverdisshëm dhe konvinient për “dorën e zezë”.

Të gjithë këtë përshkrim e bëra për të tregtuar situatën në zonën ku jetoj vetë dhe shumë muslimanë nga e gjithë bota.
Duhet të keni parasysh se kundër kësaj parade nuk janë vetëm muslimanët ne USA por edhe komshiu im në të djathtë të shtëpisë, Zotëri Karmino, një plak italiano – amerikan i cili ka ardhur në tokën e premtuar qysh 14 vjeç. Por edhe komshiu latin, Zotëri Hernandez në të majtë të shtëpisë thotë të njëjtën gjë. Zotëri Hernandez një burrë mesomoshë thotë se ka kaluar me shumë sakrifica kufirin nga Meksika për të mbërritur në tokën e premtuar. Kështu shprehet edhe komshia përballë nga Palestina, Zonja Abdulghani e cila i shpëtoi luftës nga zionistët, dhe erdhi tek toka e premtuar.
E pra, jemi në të njejtën varkë të gjithë për të shpëtuar nga i njëjti shqetësim për vetet tona dhe më e rëndësishmja për të ardhmen tonë, FËMIJËT.
Kjo paradë quhet “parada e krenarisë”
Krenarisë ?!?!!!!
Për çfarë ?!?
Dje dhe sot, nëpër rrugët e Manhattan-it shumë burra gay kanë dalur duke ecur rrugës me veshje intime të veçanta për burrat gay.

G-string është lloj veshje e tillë për këto burra. Lakuriq dhe vetëm me një “ lidhëse këpucësh” në trupat e tyre si mbulesë, ky lloj “njeriu” ka dy ditë që po feston kështu nëpër ambientet publike nëpër rrugët e Manhattan-it, pa përmendur edhe gratë lesbike që i bashkangjiten kësaj parade.
Do thoni ju pse flet kështu, kaq hapur, a nuk të vjen zor?
Po me sy po i shohim o motra, o vëllezër!!!
Nuk është imagjinata ime.
Çfarë lloj lirie është kjo?
A quhet më e tillë përderisa po ma shkatarron lirinë time!?!

Kur pelegrinët erdhën në tokën e premtuar para 500 viteve dhe i gjetën indianët vendas me veshjet gjyslakuriq i quanin ato njerëz të prapambetur dhe jo të civilization.
E tani populli i këtij vendi ka degraduar dhe është zhveshur dhe ia ka kaluar edhe fiseve indiane vendase.

Do kisha patur dëshirë të dëgjoja dhe shikoja një kundër paradë , të paktën nga liderat e feve monoteiste ne NYC.
Nëse jo, komunizmi është ulur këmbëkryq në qytetin që nuk flen asnjëherë.
Përveç se këtu ku jetoj në emigrim, shqetsimi që unë kam është se kjo lloj “krenarie” ka filluar të hyj edhe nëpër familjet tona muslimane si në emigrim ku po jetojmë, e më së shëmtuari edhe në trojet tona.

Janë këta parada krenare që po na flliqin fëmijët tanë muslimanë kudo, në çdo cep të globit.
Këto vitet e fundit më ka rënë të udhëtoj shume shpesh ne Maqedoni aty ku edhe besimi musliman eshte me i madh dhe si rrjedhim mendohet të jetë praktikimi më i madh.

Kam parë fëmijët tanë muslimanë djem të rinj , të veshur me xhinse të ngushta që të vjen turp t’ia hedhësh sytë, me pantallona të shkoqura dhe shpesh me ngjyra të ndezura, me flokë të rruara me modele të ndryshme mbi kokë, thonjtë të rregulluar, jo vetëm aq por edhe vetulla të mara.

Kjo figurë plotësohet me ndonjë zinxhir në qafë si rrugaçët e lagjeve geto të Bronksit apo ndonjë vath në vesh si çunat e paradës.
Këtë figurë e sheh rëndom edhe në Xhami duke falur Xhumanë.
Pamja perfekte dhe “neat” e burrit musliman po kalon kufijtë edhe në trojet tona.

Adoleshentët muslimanë janë në kulmin e degjenerimit të karakterit të tyre.
Kjo vërtetohet edhe nga fotot që vendosin nëpër rrjete sociale me paturpësinë dhe me krenarinë më të madhe. Vajzat me gjinjtë jashtë, kofshët jashtë dhe make up si të një kllauni ordiner nuk të bën të besosh se ajo sapo e agjëroi muajin e shenjtë të Ramazanit, fal 5 vaktet dhe lexon dhe kryen hatme të Kur’anit famëlartë.

Do pyesni përsësëri përse flet kështu?!?
Hapini rrjetet sociale dhe shikoni se çfarë bëhet me ekspozimin degjenerues të trupave të rinjvet tanë muslimanë.
Shfaqa e epshit nëpër këto rrjete sociale nga bijat tona është në kulmin e tij. Dhe jo vetëm aq por më ther thellë në shpirt ajo “krenari” që prindërit kanë për fëmijët e tyre në këtë gjendje. Janë verbuar totalisht dhe sytë nuk u shohin më. Vetëm heshtje nga ana e tyre!!!
Pyetja ime është, po figura e Babait ku ndodhet?!?!

Në të njëjtën derexhe krenarie besoj.
Më dhimbset shumë gjendja e të rinjve musliman edhe pse ka rënë kaq poshtë.
E solla këtë shembull se ka ardhur koha që nga zori edhe po nuk deshëm, duhet t’i kthehemi Allahut swt. Se vetëm tek Ai është shpëtimi.

Shume shpesh ia hedhim fëmijëve tanë fajin, por ne nuk kemi bërë punën e duhur me to. Ajo i takon të dy prindërvet dhe jo vetëm nenes, sidomos ne adoleshncë.
Pasi këto veshje kush ia blen bijës tënde, po telefonin i cili poston komente në Instagram edhe ne 1 pas mesnate.
Po bijës tënde a i ke folur për mbulesën?
Ç’ka po flas edhe unë?!?
A i ke folur për të vendosur ndonje gjethe fiku përpara që të mbulojë pjesët e auretit, më e pakta.
Krenaria e cila ka kapluar prinderit 40 -50 vjeçar në Maqedoni dhe trojet tona është gërditëse, është shqetësuese, është alarmante!!!

Heshtja e tyre është bombë atomike, helmuese, vdekjeprurëse!!!
Moskëshilli me njëri – tjetrit dhe mosndërhyrja për ta parandaluar fëmijën tënd është cënim i lirisë sime. Një shprehje në anglisht thotë: It takes one village to raise a child!!!

Këtyre prindërvet u mbetet edhe hatri po t’ua këshillosh fëmijën dhe mundësisht prishin mardhëniet me ty.
O vëllezër,prindër,
O motra, prindër,
Po kaloni cakun e lirisë dhe po cënoni emrin tim, lirinë time.
Ta shoh fëmijën tim në këtë lloj pike MUND ta besoj por ta duartrokas dhe mbështes JO, se përndryshe i kam dalë Krijuesit Tim kundër.
Pisllëku shpirtëror po na i shkatarron familjet tona!!!
E kjo paradë ka hyrë edhe në shtepite tona nëpërmjet veshjeve të turpshme të cilat femijët tanë po i mbajne me shume krenari.
O prindër!!!
Nisni praktikimin e islamit jo vetem me gojët e juaja por edhe me gjymtyret e juaja.

O vëllezër, baballarë!!!
Falni namaz dhe ftojini gratë tuaja në namaz, bijat e juaja, djemt tuaj.
O motra, nëna!!!

Mos ia pini gjakun butësisht burravet tuaj si shushunjat në trup duke ia shkatarruar pasurinë në dasma synetie, fejesa e martesa por kryejeni një Umrah, motivoni burrin ta ther një kurban kur të vij Kurban Bajrami, e jo të ankoheni se nuk kemi para të mjaftueshme. Kujtojuani burrit zekatin ta paguaj e mos lajthitni duke blerë dimi nga një mijë euro dhe mos i bëni burrat matrioshka në duart e juaja.

Ja Allah !!!
A kjo është ajo perdja që TI sa herë na e kujton në ajetet e librit?
Këto prindër janë verbuar?
Të lutem, fali ata!!! 🤲
Ja Allah !!!
Ti na ke lajmëruar në ajetet e librit se fëmijët janë test për ne.
Tani e shoh …

Ja Allah, Profeti ynë s.a.w.s. na tregoi per diten kur do të vije që Dini e Imani do jenë veshtire per tu mbajtur sikur prushi i zjarrit në dorë.

E mbërritëm edhe këtë kohë!!!
Ja Allah!!!
Na fal, të lutem!!!
Pa rahmetin tënd nuk meritojmë as të ekzistojmë e jo më të jetojmë e shijojmë nga begaditë e tua!!!
Motra dhe vëllezër!!!
Mos i zgjasni duart e juaja me plot vetdije në zjarrin përvëlues!!!
Zgjohuni nga gjumi ku keni rënë dhe largojuni garave të tepihave, mobiljeve, vilave, arit, dimijave, veturave por përkundrazi garoni në edukimin e evlatit tuaj?

Janë fëmijët tanë të cilët do të bëjnë du’a për NE pasi të ikim nga kjo dunja dhe jo gurët e shtëpive tona.
Kthejuni Allahut SWT dhe edukoni fëmijët me edukatën islame.
Nuk është ekstremizëm edukimi i fëmijës me këtë lloj edukate por shpëtim dhe lumturia e tij. E kjo fillon më TY si prind.

Pse i lejoni që këto “parada” të na e kontrollojnë pamjen tonë, shtëpinë tonë apo jetët tona?

Në kemi modelin dhe shembullin me të bukur, të Dërguarin tonë s.a.u.s.
Sot muslimanët jetojnë mes ekstremizmit shpirtëror dhe fizik të shkaktuar nga vetja e tyre, mos edukimi i tyre dhe devijimi i tyre nga rruga e Allahut SWT.
E për këtë duhet të jemi të bashkuar me njëri – tjetrin dhe besimi të na lidh më shumë se çdo gjë tjetër.

Shpesh mendoj se ky përçmim që u bëhet muslimanëve sot në glob është si ato gurët prej balte që Allahu SWT i hodhi popullit të Lutit a.s. në Sodom dhe Gomorrah për ti shkarërruar ato.
Vërtet që e kemi sjellë veten në këtë pikë dhe ndoshta ta meritojmë këtë dënim !!!

B. K. Miniri

New Jersey , 30 Qershor, 2019