Para ushtrimeve është mirë të pini kafe

Sipas një studimi të ri, të publikuar në revistën “International Journal of Sport Nutrition and Exercise Metabolism”, konsumimi i kafesë ose një burimi tjetër të kafeinës një orë para ushtrimit, mund t’ju ndihmojë t’i digjni madje 15 për qind më shumë kalori gjatë ushtrimeve.

Kafeina është një stimulues natyral që e përshpejton punën e sistemit të frymëmarrjes, metabolizmin dhe rrit nivelet e adrenalinës në trup.

Disa nga burimet më të mira të kafeinës, me përjashtim të kafesë, janë çaji i gjelbër dhe kakao.

Edhe pse studimet e mëparshme kanë konstatuar se kafeja para ushtrimeve mund ta rrisë efektivitetin e ushtrimit, ky është studimi i parë i cili ka ardhur deri në rezultatin se kafeja mund të shkaktojë djegie edhe më të shpejtë të kalorive, madje edhe 3 orë pas ushtrimit.

Shkencëtarët nga Spanja e kanë kryer studimin, në të cilin morën pjesë 12 meshkuj të cilët çdo ditë kishin ushtruar për 30 minuta deri në 1 orë. Shkencëtarët i ndanë ata në grupe. Njëri grup kishte marrë placebo, ndërsa tjetri kafeinë.

Hulumtuesit pastaj matën shpejtësinë e rrahjeve të zemrës, shtypjen e gjakut dhe shkallën e frymëmarrjes gjatë dhe pas ushtrimeve.

Rezultatet e matjeve treguan se doza më e mirë e kafeinës, të cilën mund ta konsumoni para ushtrimeve, është 4,5 miligramë për kilogram të peshës trupore, kjo është përafërsisht me një filxhan kafe me madhësi mesatare.

Gjithashtu, shkencëtarët kanë zbuluar se kafeja kishte rritur djegien e kalorive për madje 15 për qind. Pjesëmarrësit të cilët para ushtrimeve kishin marrë kafeinë, kishin djegur më shumë kalori edhe në gjendje të pushimit për 3 orët pas ushtrimit.

Prandaj, në qoftë se e keni vënë re se ushtrimi nuk po i jep rezultatet e dëshiruara aq shpejt, shkencëtarët sugjerojnë që të përpiqeni të pini kafe, çaj të gjelbër apo kakao rreth një orë para ushtrimeve. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE