Para takimit me VV-në, Mustafa: Po shkojmë për marrëveshje

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti jane duke e zhvilluar një takim në Kuvendin e Kosovës.

Para hyrjes në Kuvend, Mustafa ka thënë se është nisur në takim dhe shpreson që sot të arrihet marrëveshja për koalicion, raporton lajmi.net.

“Jemi të vullnetshëm ta arrijmë marrëveshjen”, ka thënë shkurt Mustafa, i cili ishte në shoqërinë e nënkryetarit Lutfi Haziri.

Ndërsa, nga Lëvizja Vetëvendosje nuk janë deklaruar për media.