Papa viziton Xhaminë në Baku të Azerbajxhanit

Papa Françesku hyri sot në xhaminë “Heydar Aliyev” në Baku, së bashku me Myftiun e madh të myslimanëve të Kaukazit, Allahshukur Pashazadeh.

Kjo ishte vizita e fundit e Papës para ceremonisë së lamtumirës në aeroportin e kryeqytetit, me të cilën i dha fund udhëtimit të tij në Gjeorgji e në Azerbajxhan.

“Fakti që ndodhemi këtu sot, së bashku, është bekim!”, tha Papa në takimin ndërfetar, ku përveç myslimanëve dhe katolikëve, ishin të pranishëm edhe komunitetet ortodokse dhe hebreje.

“Është kenaqesi e madhe të takohemi në këtë vend lutjeje, tha Papa, duke riktheksuar se nevojitet vullneti i mirë nga ana e lidereve fetar”.

Bashkëpunimi me të tjerët nuk varfëron, por pasuron, u shpreh ai.

Në xhaminë, ku kreu i myslimanëve i dhuroi një kopje të Kuranit dhe një sixhade, Papa nënvizoi se “bashkëpunimi, ndihmon të ndërtohen shoqëri më të mira e paqësore, si edhe të promovohet dialogu dhe kultura. /MESAZHI/

 

SHPËRNDAJE