Papa thirrje për paqe në Siri dhe Lindjen e Mesme

Papa Françesku në mesazhin e tij tradicional të Krishtlindjeve i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të sigurojë paqe dhe stabilitet në Siri dhe Lindjen e Mesme të shkatërruara nga lufta, tranmeton Anadolu Agency (AA).

Urimin e tij të emëruar “Urbi et Orbi” (Romës dhe botës) i cili është një mesazh tradicional për Krishtlindje, Papa e ka bërë nga lozha e bazilikës San Pietro në Vatikan në sheshin me po të njëjtin emër.

Papa ka uruar që Krishtlindjet dhe Viti i Ri të sjellin qetësi për popullin e Sirisë në territorin e së cilës janë shfaqur armiqësi në 10 vitet e fundit.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe ngjarjet në Liban, duke thënë se populli libanez mund ta kapërcejë këtë krizë me riangazhimin e “bashkëjetesës”.

Pasi ka njoftuar se edhe territoret e shenjta ku ka lindur profeti Isa janë në pritje të paqes, sigurisë dhe mirëqenies, Papa tha se mendon për Irakun ku po ndodhin tensione në mesin e shoqërisë si dhe që mendon për Jemenin dhe kryesisht për fëmijët jemenas të cilët po kalojnë një krizë serioze.

Kreu i Vatikanit tha se ai lutet edhe për emigrantët. “Është padrejtësi që ata detyrohen të shkojnë drejt shkretëtirave dhe deteve të cilat janë bërë varre për ta”, shtoi Papa.