Panucci ndryshon formacionin pas deklasimit nga Kosova

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e fundit miqësore përpara Ligës së Kombeve që starton në shtator.

Në stadiumin “Camille Fournier” të Evianit, kuqezinjtë do të kërkojnë të harrohet paraqitja dramatike me Norvegjinë dhe me Kosovën.

Për këtë, Kristian Panuçi duket se ka bërë një gjysmë hapi pas, duke rikthyer në fushë formacionin me skemën që është parë tradicionalisht nga De Biazi.

Shqiperia

RRESHTIMI Shqipëria pritet që të rikthejë modulin 4-5-1, i cili në bazë të detyrave mund të shndërrohet edhe në 4-1-4-1 me lehtë- si.

Nëse më parë trajneri ka testuar mesfushën me tre, këtë herë pritet që të ketë “mbipopullim”, në këtë repart me Lilajn që do të vendoset në rolin e “regjisorit” përpara mbrojtjes.

Hysaj dhe Roshi pritet që të mbulojnë linjën e djathtë të mbrojtjes dhe mesfushës. Berisha do të jetë kapiteni, i cili do të qëndrojë në katërkëndësh.

Ndoji, këtë herë, do të jetë në një rol natyral për të, teksa në qendër të mesfushës do të mbulojë anën e majtë të saj dhe Ramadani në të djathtë.

NDRYSHIMET Me çfarë ka provuar dje dhe të premten, Panuçi ka lënë të kuptohet që pritet të ketë ndryshime në thuajse gjysmën e skuadrës. Në qendër të mbrojtjes rikthehet dyshja Gjimshiti-Mavraj. Në të majtë eksperimentet marrin fund dhe Ermir Lenjani plotëson katërshen e prapavijës. Linja e majtë e mesfushës ka gjithashtu ndryshime. Për këtë fanellë ka një balotazh mes lojtarëve të Superiores. Abazaj është stërvitur plotësisht dhe sfidon Gavazajn, me këtë të fundit më të avantazhuar për të startuar nga minuta e parë.

SULMI Nga sa është provuar, Rei Manaj pritet që të startojë si titullar. Ka gjithashtu një lloj balotazhi, ku Guri shihet si mundësi reale, por nuk përjashtohet asnjë prej dyshes Balaj-Cikalleshi.

TRAJNERËT Dje është vendosur për gjithçka në këtë përballje dhe takimi “Sheva”-Panuçi ka vulosur gjithçka. “Gjithçka në rregull? Punë të mbarë dhe shihemi nesër”, ka qenë komunikimi mes dy trajnerëve, dje, pasi Shqipëria ka përfunduar seancën stërvitore dhe u ka lënë vendin ukrainasve.