Panik tek banorët, shpërthen vullkani në Meksikë

Vullkani Popocatepel, në pjesën qendrore të Meksikës ka shpërthyer sërish. Këtë herë hiri dhe tymi i ka kaluar 2 km lartësi, aq sa është fiksuar edhe nga një avion që fluturonte mbi të.

Siç bëhet e ditur, hiri është përhapur edhe në qytezat Ozumba, Amecameca, Tlalmanalco, Chalco, Ayapango, Tenango del Aire dhe San Pedro Nexapa që gjenden përreth.

Popocatepel është një nga vullkanët më aktivë në botë që nga viti 1994, ndërsa vetëm 100 km përreth tij jetojnë 25 milionë persona të cilët janë pushtuar nga paniku.

Vetë mali Popocatepetl është 5126 metra i lartë dhe është i dyti më i lartë në Meksikë dhe i pesti në Amerikën e Veriut./Opinion.al