Palmer e thotë shkurt e qartë: Qeveria e re duhet ta largojë taksën dhe t’i hapë rrugë dialogut

Matthew Palmer, i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, thotë se administrata amerikane mbetet e angazhuar në Ballkan.

Ai foli për Zërin e Amerikës mbi përparësitë në detyrën e re si i dërguar i posaçëm, si dhe mbi pritshmëritë e SHBA për Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ne do ta bëjmë të qartë pritshmërinë tonë se qeveria e ardhshme e Kosovës do të jetë një qeveri pro dialogut, e gatshme të pezullojë tarifat të cilat janë pengesë për rifillimin e procesit të dialogut, e gatshme të formojë një ekip negociator të fuqizuar si dhe e gatshme të angazhohet me Serbinë në tryezën e bisedimeve me seriozitetin e qëllimit për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve”, ka deklaruar Palmer, ndër të tjera.