Palestina do t’i drejtohet KS-OKB-së për sulmet izraelite

Qeveria palestineze do t’i drejtohet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për mbrojtjen e palestinezëve kundër sulmeve izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, mësohet se zëdhënësi i Presidencës së Palestinës, Nebil Ebu Redine, në një deklaratë duke tërhequr vëmendjen tek sulmet izraelite në kufirin e Gazës nën bllokadë dhe në Bregun Perëndimorë nën pushtim, është shprehur: “Komuniteti ndërkombëtar duhet të mundësojë ndalimin e sulmeve kundër popullit tonë. Qëndrimi i Izraelit përbën një kërcënim jo vetëm për popullin palestinez, por edhe për të drejtën ndërkombëtare”.

“Ne do t’i drejtohemi Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të kërkuar mbrojtjen e popullit tonë që ka qenë subjekt i sulmeve të përsëritura brutale nga Izraeli”, ka theksuar Ebu Redine.

Ai tha se për shkak të përsëritjes së sulmeve izraelite ndaj popullit palestinez në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor, dhe për arsyen e politikave pushtuese ndaj Kudist, lëvizja politike e Palestinës do të fokusohet në kërkesën për ofrimin e mbrojtjes për popullin palestinez.