Pal Lekaj jep me qira pronën e Qeverisë, 0,30 cent për m²

Ministria e Infrastrukturës e cila drejtohet nga Pal Lekaj në prag të fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen me 6 tetor ka marrë vendim që disa prona të Qeverisë së Kosovës t’i jep me qira bizneseve private.

Në njoftimin të cilin e ka siguruar “Front Online” thuhet se në mbështetje të nenit 24 të Udhëzimit Administrativ (MI) Nr. 09/2015 Për Kyçje Instalime nëpër Tokën Rrugore dhe për Shfrytëzim të Tokës së Rrugëve Nacionale dhe Rajonale, paragrafit 1.4 të nenit 3 dhe paragrafit 1.5 të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ Nr.01/2014 Mbi Caktimin e Tarifave për Shfrytëzimin e Tokës së Rrugëve Nacionale dhe Rajonale, bënë shpallje publike për dhënien e tokës me qira

“Toka e evidentuar sipas parcelës kadastrale P-7211046-00278-0 në sipërfaqe të përgjithshme prej 11682 m² në Zonën Kadastrale Suharekë, e cila pas shpronësimit me sipas vendimit nr. 08/148 të datës 05.11.2010 dhe vendimit përfundimtar nr. 06/12 të datës 27.04.2011 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, pjesa e parcelës kadastrale P-71813068-10988-0 në sipërfaqe prej 853 m² në Zonën Kadastrale Prizren, pjesa e parcelës nr. 01661-0 në sipërfaqe prej 1282 m² Zona Kadastrale Çagllavicë pronë e Qeverisë së Republikës së Kosovës – Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit më seli në Prishtinë, jepet me qira vetëm për qëllime komerciale” thuhet në vendimin e siguruar nga “Front Online”

Aty më tutje në njoftim thuhet se çmimi fillestar vjetor 0,30 cent për m²