Pakistani godet Afganistanin, 50 ushtarë afganë të vrarë

Si pasojë e një sulmi të ushtrisë së Pakistanit të paktën 5 pika kontrolli të forcave afgane të sigurisë janë shkatërruar dhe të paktën 50 efektivë kanë mbetur të vrarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Njoftimi është bërë zyrtar nga gjenerali në ushtrinë e Pakistanit, Nadim Ahmed. Në një deklaratë për mediat në pikën kufitare Çaman, ai ka thënë se janë shkatërruar 5 pika kontrolli të forcave afgane të sigurisë.

Duke vënë në dukje se në këtë operacion janë vrarë të paktën 50 efektivë të sigurisë afgane, Ahmed në vijim ka thënë se 2 ushtarë pakistanezë kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur.