Pajisja për testimin e frymëmarrjes mund të zbulojë kancerin në fazën e hershme

Një testim i ri i pajisjes për testimin e frymëmarrjes së shpejti mund të bëhet mjeti më i hershëm i zbulimit të kancerit, pasi në Mbretërinë e Bashkuar ka filluar një provë për një pajisje të re, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale, pajisja e re “Breath Biopsy”, e cila është projektuar për të zbuluar shenjat e kancerit në molekulat e nxjerra nga pacientët, tani është në spitalin Addenbrooke në Kembrixh.

Nëse prova del e suksesshme, kanceri do të mund të zbulohet në fazat e hershme dhe shumë më tepër jetë do të mund të shpëtohen përmes trajtimit.

Pacientët e parë në provën dy-vjeçare janë ata të dyshuar me kancerin esophageal dhe me kancerin e stomakut.

Testet më vonë do të zgjerohen tek ata që dyshohen se kanë kancerin e prostatës, fshikëzave, mëlçisë dhe atë pankreatik.

“Koncepti i sigurimit të një pamjeje të tërë të trupit në një mënyrë tërësisht jo invazive është shumë i fuqishëm dhe mund të reduktojë dëmin duke kursyer pacientët nga testet më invazive që nuk kanë nevojë”, tha Billy Boyle, bashkë-themelues dhe shef ekzekutiv i kompanisë britanike Owlstone Medical, e cila është prapa pajisjes.

“Ne kemi nevojë urgjente për të zhvilluar mjete të reja, si ky test frymëmarrje, i cili mund të ndihmojë në zbulimin dhe diagnostifikimin e kancerit më herët, duke u ofruar pacientëve mundësinë më të mirë për të mbijetuar përballë sëmundjes së tyre”, tha hulumtuesja kryesore Rebecca Fitzgerald.

SHPËRNDAJE