Pagat e mësimdhënësve në rajon, krahasuar me Kosovën [Infografikë]

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës nga dita e hënë ka hyrë në grevë të përgjithshme shkaku i mos plotësimit të kërkesave nga ana e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave.

Kërkesë e vetme e kësaj sindikate është rritja e koeficientit të pagave prej 30 për qind për 22 mijë e 569 mësimdhënësve të arsimit parauniversitar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dërguar Telegrafit, paga bazë për mësuesit që japin mësim në shkolla fillore është 421.20 euro, ndërsa në shkollë te mesme kjo pagë është 459.95 euro.

“Paga bazë e një mësuesi të shkollës fillore është 421.20 euro, ndërsa paga e një arsimtari në shkollë të mesme është 459.95 euro. Për mësuesit parafillor kjo pagë është 393.22 euro”, thuhet në përgjigjet e dërguara nga Ministria e Arsimit.

Paga e një mësimdhënësi në Shqipëri është 477.85 euro.

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) në raportin për tregun e punës dhe arsimit tregon se një mësimdhënës paguhet 59,921 lekë, apo 477.85 euro.

“Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në arsim gjatë vitit 2017 ishte 59,921 lekë [477.85 euro]. Për një mësimdhënës paga ishte 64,869 lekë [517.31], ndërsa për një mësimdhënëse ishte 55,968 lekë [446.33 euro]”, thuhet më raportin e INSTAT.