Padi Samsungut për mashtrim mbi rezistencën ndaj ujit

FILE-In this Jan. 8, 2015, file photo, a logo of Samsung Electronics is seen at its showroom in Seoul, South Korea. Samsung Electronics said Thursday, June 16, 2016, that it has agreed to buy a U.S. cloud service startup Joyent Inc. as it seeks to boost software and internet services. (ANSA/AP Photo/Lee Jin-man. File) [CopyrightNotice: Copyright 2016 The Associated Press. All rights reserved. This material may not be published, broadcast, rewritten or redistribu]

Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorëve (ACCC) ka ngritur padi ndaj kompanisë Samsung, ku e akuzon për mashtrim në lidhje me rezistencën ndaj ujit të smartfonëve të tij.

Autoriteti i mbrojtjes së konsumatorit, në një deklaratë të lëshuar sot akuzon kompaninë e Koresë së Jugut për “reklama të rreme dhe mashtruese pasi në to thuhet se smartfonët janë të papërshkueshëm nga uji” dhe ”rezistentë ndaj ujit të kripur dhe klorit”.

Kompania Samsung, sipas autoriteteve rrezikon një gjobë milionëshe.

Samsung pranon se smartfonët nuk janë rezistente ndaj të gjitha ujërave.

Në faqen e tij të internetit, për shembull, kompania shkruan se Galaxy S10 “nuk rekomandohet për përdorim në plazh ose në pishinë”./ ATSH-ANSA