Pacquiao kampioni më i vjetër ndonjëherë i peshave të lehta, humbja e parë për Thurman

Boksieri filipinas, Many Pacquiao, ka fituar ndaj Superkampionit të WBA-së, Keith Thurman për t’u bërë kampioni më i vjetër ndonjëherë ne peshta e lehta.

Thurman më herët kishte qenë i pamposhtur, dhe kishte premtuar ta çonte 40 vjeçarin në pension, mirëpo ishte nokautuar në rundin e parë në një meç që u zhvillua deri në fund.

Në fund, gjyqtarët vendosën për fitoren e bokserit politikan ku dy gjyqtarë votuan 115-112 në të mirë të Pacquiao-s, ndërkaq njëri votoi 114-113 në favor të Thurman.

Pacquiao tha se ndjehet i bekuar teksa zhvilloi përballjen e itjtë 71-të, në të cilat luftëra ai njeh vetëm shtatë disfata ku katër prej tyre i kanë ardhur në vetëm 11 meçet e fundit.

SHPËRNDAJE