Pacolli ultimatum LDK-së: I keni 10 ditë afat

Në emisionin Debat, që do të jepet sonte në ora 20:00, kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli rrëfen për RTK-në se ka bërë hapin e parë drejt zhbllokimit të ngërçit politik.

Ai ka paralajmëruar se nuk do të mbajë të bllokuar Kosovën dhe institucionet e vendit, prandaj Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas tij, ka 10 ditë kohë për të ndyshuar qëndrimin.

Çfarë kushtesh i ka vënë Behxhet Pacolli LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Si i paralajmëroi ai këto dy parti se nuk do ta bllokojë vendin. Pse ai thotë se do të votojë Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës? Bexhet Pacolli tregon se ende nuk është biseduar për asnjë ndarje ministrish dhe brenda këtyre ditëve do të fillojnë edhe bisedimet me PAN-in.

Çfarë do të kërkojë Behxhet Pacolli nga PAN për tu bërë pjesë e qeverisë???

Këto pritet t’i zbulojë ai në intervistën që do të transmetohet sonte në ora 20;00 në RTK.