Pacolli: Kremlini dhe Beogradi do të na njohin herët apo vonë

I pari i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, ka thënë se ndarja e Kosovës është vetëm në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit.

Ai tha se kjo ndarje nuk do të ndodhë kurrë dhe se Kosovën do ta njohin herët apo vonë, njofton Klan Kosova.

“Precedenti i vetëm i krijuar ndonjëherë nga Rusia është agresioni në vendet e Bashkimit Sovjetik. Ndarja e Kosovës ekziston vetëm në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit. Nuk do të ndodhë kurrë. Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm. Ju do ta njihni këtë herët apo vonë”., shkroi Pacolli në Twitter.